Lukaku: Jam këtu për të bërë edhe më mirë se herën e parë
Romelu Lukaku ka folur tashmë si lojtari i Interit.
Sport
Lukaku është lojtari më i ri i Interi pasi e ka kompletuar rikthimin në këtë skuadër.
Në fjalët e tij të para si lojtar ‘Nerazzurrë’, belgu ka thënë se dëshiron të bëjë shumë më mirë se sa herën e kaluar te Interi.
“Është ndjenjë fantastike. Ajo çfarë ne arritëm këtu para një viti ishte fantastike, ato shkojnë për tifozët, klubin dhe mua personalisht. Interi më ka dhënë shumë dhe shpresoj të bëjë edhe më mirë se herën e fundit. Tani është koha të punojmë shumë si skuadër dhe shpresoj të bëjë edhe më mirë se herën e parë”, ka thënë Lukaku, përcjell lajmi.net.
Lukaku u transferua nga Chelsea në Itali, te Interi në formë huazimi./Lajmi.net/