Liverpooli dhe Juventusi në bisedime për Rabiot

Liverpooli dhe Juventusi janë në bisedime për mesfushorin e klubit të Torinos, Adrien Rabiot.

Sport

28/06/2022 23:45

Rabiot ka kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’ deri vitin e ardhshëm, por ka shfaqur interesim të largohet më herët.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim, por është klubi anglez, Liverpool që e kryeson garën.

Sipas ‘Daily Mail’ ‘Reds’ dhe Juventusi janë në bisedime për francezin, përcjell lajmi.net.

Shuma që do duhet të paguajë klubi i Jurgen Klopp për 27 vjeçarin është rreth 17 milionë.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje në mes klubeve për mesfushorin./Lajmi.net/