Vidal ka dy opsione për transferim, Boca Juniors – Flamengo

Arturo Vidal përball vetës ka dy opsione për transferim, Boca Juniors dhe Flamengo.

Sport

28/06/2022 23:30

Vidal ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, por nuk do ta përmbushë atë.

Ai do të largohet këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e ‘Nerazzurrëve’.

Sipas ‘Sportitalia’, bisedimet për shkëputje të marrëveshjes janë duke përfunduar dhe Interi madje është i përgatitur t’i paguajë atij 4 milionë euro për t’u larguar nga klubi një vit më herët, përcjell lajmi.net.

Dy klubet që kanë shfaqur interesim serioz për 35 vjeçarin janë Boca Juniors dhe Falemengo.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i kilianit./Lajmi.net/