Saliba do rikthehet te Arsenali

William Saliba do të jetë lojtar i Arsenalit, për sezonin e ardhshëm.

Sport

26/06/2022 11:36

Saliba sezonin e kaluar kaloi si i huazuar te Marseille.

Forma e tij e mirë ndikoi që klubi francezë të mendojë ta blejë kartonin e lojtarit.

Por, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi sipas ‘AS’, Saliba është pjesë e planeve të Mikel Artetas te Arsenal, përcjell lajmi.net.

21 vjeçari po shihet si një lojtar i së ardhmes te ‘Topçinjtë’, andaj nuk kanë ndërmend ta lëshojnë atë./Lajmi.net/