Wilshere: Nuk do ta transferoja Balen tek Arsenali

Jack Wilshere është shprehur se nuk do ta transferonte Gareth Bale tek Arsenali tani për tani.

Sport

25/06/2022 15:54

Ish-lojtari i “topçinjve” është shprehur se londinezët po ndërtojnë një skuadër të së ardhmes, diçka të cilën nuk mund ta bëjnë me uellsianin, transmeton lajmi.net.

“Jo. Arsenali po ndërton një skuadër me skuadër të rinj. Nuk mendoj se mund ta kapë nivelin e lojës”, theksoi ai.

Bale aktualisht është pa skuadër, pasi e përfundoi aventurën me Real Madridit. /Lajmi.net/