Marseille nuk dorëzohet – tenton ta blejë përfundimisht Saliban

Marseille ende nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Arsenalit, Willian Saliba.

Sport

25/06/2022 08:45

Francezi që luajti si i huazuar tek ish-kampionët francezë, la mbresa të mira falë paraqitjeve solide që pati këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Si rrjedhojë e kësaj, drejtuesit e klubit po e shqyrtojnë mundësinë për ta blerë përfundimisht lojtarin, anipse marrëveshja e huazimit nuk e parashihte të drejtën e blerjes.

Mikel Arteta muaj më parë u shpreh se Saliba do të jetë pjesë e Arsenalit në sezonin e ardhshëm, fakt ky që do t’i prishë punë “Les Phocéens”.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo situatë me lojtarin i cili ka dhënë sinjale pozitive se mund të jetë një mbrojtës stabil për të ardhmen. /Lajmi.net/