Bastiset zyret e Napolit – dyshohet se presidenti De Laurentiis manipuloi me shifrat e transferimit të Osimhen

Janë bastisur zyret e skuadrës së Napolit nga policia pasi krerët e klubit italian po dyshohen për manipulim me shifra në lidhje me transferimin e Victor Osimhen te Napoli.

Sport

21/06/2022 23:35

Me urdhër të Prokurorisë së Napolit janë kryer një serë kontrollesh në këto zyra në mënyrë që të gjenden dokumente që vërtetojnë deklarimin e rremë të këtij transaksioni.

Objektivi i kontrolleve, sqaron Prokuroria, është marrja e dokumentacionit dhe elementeve të tjera të dobishme që do të shërbenin për të vërtetuar paligjshmërinë në shitblerjen e të drejtave të shfaqjeve sportive të disa lojtarëve të ndodhura në verën e vitit 2020, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu po verifikohen edhe marrëveshjet e arritura Kanezin, si dhe të rinjtë Manzi, Palmieri dhe Liguori.

Aktualisht, ende nuk është konstatuar ndonjë gjë e paligjshme nga policia, anipse hetimet mund të vijojnë edhe ditëve të ardhshme. /Lajmi.net/