Lukaku, shumë afër transferimit në formë huazimi tek Interi

Romelu Lukaku është shumë afër kthimit në formë huazimi te skuadra e Interit.

Sport

21/06/2022 19:53

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, pothuajse gjithçka ka marrë fund në këtë aspekt, transmeton lajmi.net.

Ai tutje thekson se Todd Boehly, tanimë president i Chelseas, është duke u përgatitur ta pranojë ofertën e fundit që vije nga “Zikaltrit”.

Oferta e ish-kampionëve italianë pritet të jetë 8 milionë euro, pa i llogaritur bonuset.

Vetë Thomas Tuchel e dëshiron një largim te Lukakut në drejtim të Italisë pasi belgu nuk ka bindur me performancat e tij këtë sezon me londinezët. /Lajmi.net/