Arsenal dhe Man United në garë për Lisandro Martinez

Lisandro Martinez vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të pëlqyer në Evropë.

Sport

20/06/2022 23:00

Lojtari argjentinas, i cili luan me skuadrën e Ajax, ka përfunduar së fundmi në radarin e dy gjigantëve të Premier League.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Manchester United dhe Arsenal janë në garë për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Arsenal janë më herët duke bërë hapat e tyre drejt Lisandro Martinez, por po vonohen për të kompletuar procesin.

Kësisoj, Man United synon të interferojë dhe ta bëjë për vete lojtarin argjentinas.

Lisandro është një nga lojtarët që shihet si e ardhmja e mbrojtjes në futboll. /Lajmi.net/