Rikthimi i Lukaku tek Inter më i vështirë sesa dukej, fillojnë telashet

Romelu Lukaku nuk do ta ketë aq të lehtë të kthehet te skuadra e Inter.

Sport

20/06/2022 17:09

Sulmuesi belg nuk kaloi aspak mirë në rikthimin e tij në Premier League, duke u konsideruar si një dështim te Chelsea.

Kësisoj, gjatë kësaj vere lojtari po kërkon që të kthehet në Serie A, ku shpallej kampion me Interin.

Por, Beppe Marotta thotë se procesi i rikthimit të Lukaku tek Inter po has në vështirësi, përcjell lajmi.net.

“Lukaku dhe Dybala janë synimet tona, por duhet të shqyrtojmë situatën financiare”, ka thënë Marotta, transmeton lajmi.net.

“Jemi në bisedime me dy lojtarë që do të ishim të lumtur t’i kishim këtu. Nëse jo, ne do të shqyrtojmë opsione të tjera. Lojtarët individual nuk kanë rëndësi, ajo që ka rëndësi është grupi dhe tashmë kemi skuadër solide”, shtoi drejtori sportiv.

Inter janë gati të paguajnë 5 milionë euro + 2 të tjera si bonuse, për të huazuar Lukakun. /Lajmi.net/