Chamberlain nuk është në shitje

Alex Oxlade-Chamberlain do të qëndrojë në ‘Anfield’.

Sport

20/06/2022 11:49

Mesfushori i Liverpool, Chamberlain do të vazhdojë edhe më tej me ekipin.

Ai ka kontratë me ‘Reds’ deri në vitin 2023, ndërsa largimi i tij nuk pritet të ndodhë këtë verë.

Sipas ‘Goal’, Liverpool duan ta mbajnë të paktën edhe këtë edicion anglezin në ekip, përcjell lajmi.net.

Sezonin që lamë pas ai nuk kishte mjaftueshëm minuta, pasi ka luajtur vetëm 17 ndeshje në Premier Ligë ku ka shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim./Lajmi.net/