Mertens: Do të doja të qëndroja në Napoli

Dries Mertens ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport

18/06/2022 23:50

Mertens ka kontratë me Napolin deri në qershor të këtij viti, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.

Ai po kërkohet nga disa klube, por dëshira e tij mbetet të qëndrojë te ‘napolitanët’.

“Nuk e di ku do të luaj. Do të doja të qëndroja në Napoli”, tha Mertens, përcjell lajmi.net.

35-vjeçari është i lidhur me një transferim te Roma dhe Lazio, por ai u përgjigj:

“Nuk ka oferta për momentin, së shpejti do të di të ardhmen time”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e belgut./Lajmi.net/