Xhaka dyshohet për kurdisje në ndeshjen ndaj Leeds, FA ia referon lëndën Agjencisë Kombëtare të Krimit
Kanë filluar hetimet për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, pasi ky i fundit po dyshohet në lidhje me një kurdisje në ndeshjen që Arsenali e luajti ndaj Leeds United.
Sport
“The Gunners” atë ndeshje e fituan me rezultat 4-1, por ajo që po diskutohet tani nuk është fitorja, por një karton i verdhë nga Granit Xhaka.
Kosovari me shtetësi zvicerane po dyshohet se e mori qëllimisht një karton të verdhë në atë takim, duke e vonuar ekzekutimin e një goditjeje të lirë.
Ajo që e bëri edhe më të mundshme këtë veprim të Xhakës, sipas FA, ishte fakti se nëpër internet po organizoheshin baste pikërisht për këtë ndeshje në 10 minutat e fundit, transmeton lajmi.net.
Dyshohet se basti i dhënë kapte shifrën e 50 mijë eurove.
Gjithsesi, ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me fajësinë e lojtarit. /Lajmi.net/