Nketiah pranon ofertën e Arsenalit për rinovim të kontratës – zyrtarizimi çështje kohe
Eddie Nketiah ka pranuar që ta rinovojë kontratën me Arsenalin.
Sport
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i çështjes së transferimeve, Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, palët tanimë janë dakorduar për të gjitha kushtet e kontratës së re dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi që pritet të bëhet së shpejti.
Anglezi refuzoi disa oferta nga Bundesliga e Premier League vetëm për ta vijuar qëndrimin e tij në “Emirates Stadium”.
Kontrata e re do të jetë pesëvjeçare dhe do ta mbajë sulmuesin deri në vitin 2027. /Lajmi.net/