Arsenali arrin marrëveshje me Fabio Vieran e Portos
Arsenali ka arritur marrëveshje verbale me mesfushorin ofanziv të Portos, Fabio Viera.
Sport
Raportimet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se oferta e “topçinjve” është 40 milionë euro, shumë kjo që duket se nuk do të refuzohet, transmeton lajmi.net.
Sipas Pedro Supulveda (gazetar), lojtari do të udhëtojë në Londër së shpejti për t’i kompletuar testet mjekësore.
Viera pritet të jetë transferi i dytë për “The Gunners” në këtë afat kalimtar. /Lajmi.net/