Liverpooli vihet pas mbrojtësit skocez, Calvin Ramsay

Liverpooli do të tentojë nënshkrimin me mbrojtësin skocez, Calvin Ramsay, në këtë afat kalimtar.

Sport

16/06/2022 13:54

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin dhe dëshiron që kjo marrëveshje me të të zgjidhet sa më shpejt.

Ramsay aktualish luan për Aberdeen dhe vlera e tij në treg sillet rreth 600 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Kontrata e tij me klubin skadon në vitin 2024, por kjo nuk po e pengon aspak Liverpoolin që të tentojë nënshkrimin me të.

Ramsay është 18-vjeçar dhe pozita e tij është mbrojtës i djathtë. /Lajmi.net/