Tchouameni pranoi pagë përgjysmë më të vogël te Reali sesa ajo që iu ofrua te PSG
Aurelien Tchouameni është një nga lëvizjet më interesante deri më tani në merkaton e verës.
Sport
Lojtari francez la skuadrën e Monaco për t’iu bashkuar ‘Mbretërve’ të Evropës, Real Madridit.
Në garë për mesfushorin premtues ishte edhe skuadra e Paris Saint-Germain, që si gjithmonë, ka ofertat më bombastike.
Sipas raportimeve të ‘Marca’, PSG kishin ofruar dyfishin e pagës për lojtarin, në krahasim me atë që kishte ofruar Reali i Madridit, transmeton lajmi.net.
Tchouameni kishte ofertë prej 12 milionë eurove neto për vit, nëse do të kalonte te PSG.
Megjithatë, te Real Madridi ai do të fitojë përgjysmë më pak – 6-7 milionë euro për sezon – krejt kjo për të ndjekur ëndrrën e tij. /Lajmi.net/