Chelsea kërkon 15 milionë euro për huazimin e Lukaku

Negociatat mes Chelsea dhe Inter po vazhdojnë.

Sport

16/06/2022 11:22

Sulmuesi belg, Romelu Lukau dëshiron të bëjë një tjetër lëvizje këtë verë, për t’u kthyer te skuadra e Inter.

Lojtari nuk kaloi mirë në transferimin e tij nga Inter te Chelsea, dhe tani dëshiron të kthehet në Itali.

Por, Inter duhet të paguajnë 15 milionë euro për të marrë belgun në formë huazimi, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, Di Marzio insiston se me një ofertë të përafërt, që shkon deri në 10 milionë euro, mund të arrihet marrëveshje.

Inter dhe Chelsea kanë pasur takime pozitive dhe tashmë duket shumë e gjasshme mundësia që belgu të kthehet në Serie A. /Lajmi.net/