Napoli, të gatshëm ta shesin Fabian Ruiz

Napoli është e gatshme për ta shitur mesfushorin e tyre, Fabian Ruiz.

Sport

15/06/2022 23:12

Lojtari është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën italiane dhe, për të mos e humbur me parametra zero sezonin e ardhshëm, po e konsideron shitjen e tij, transmeton lajmi.net.

Në garë për Ruiz janë disa skuadra të njohura evropiane, ndër to është edhe Arsenali.

“Topçinjtë” po tentojnë që ta përforcojnë repartin e mesfushës, pasi po e konsiderojnë zonën me fragjile të formacionit.

Spanjolli është në radarët e Arsenalit për një kohë të gjatë, andaj nuk mund të përjashtohet një lëvizje e tij në “Emirates Stadium” nëse dështon pista “Tielemans” për londinezët. /Lajmi.net/