Napoli dhe Lazio të interesuara për Armando Brojën
Napoli dhe Lazio janë të interesuara për të nënshkruar me shqiptarin, Armando Broja.
Sport
Lojtari pati një sezon fantastik me Southamptonin, duke qenë një pikë referuese në sulmin e “The Saints”.
Si rrjedhojë e këtyre performancave, dy gjigandët italianë dëshirojnë që sa më shpejt t’i sigurojnë shërbimet e shtatlartit shqiptar, transmeton lajmi.net.
Aktualisht Broja është në pronësi të Chelseas, por, siç duket, “blutë” nuk e kanë ndërmend ta mbajnë lojtarin.
Vlera e tij aktuale është 30 milionë euro. /Lajmi.net/