Lautaro qëndron tek Inter

Lautaro Martinez do të qëndrojë te skuadra e Interit.

Sport

15/06/2022 13:30

Ylli argjentinas ishte pjesë e disa spekulimeve që e lidhnin me një largim të mundshëm nga skuadra ‘Zikaltër’.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit nga ‘The Athletic’, Lautaro do të qëndrojë tek Interi, përcjell lajmi.net.

Lojtari ishte më afër largimit verën e kaluar, por këtë verë nuk ka shanse të largohet.

Situata aktuale në klub bën që kalkulimet të jenë edhe në sulmuesin e Argjentinës.

Ai mund të largohet nga Interi vetëm nëse bordi i klubit vendos të bëjë ndonjë ndryshim drastik. /Lajmi.net/