Man City optimistë për transferimin e Kalvin Phillips

Manchester City janë duke punuar për një tjetër goditje në merkato.

Sport

15/06/2022 11:46

Pak kohë pasi kanë transferuar Erling Haaland, Man City duan të bëjnë përforcime për mesfushën.

Kalvin Phillips është një nga emrat e identifikuar dhe thuhet se është i duhuri për të mbuluar hapësirat e Fernandinho, përcjell lajmi.net.

Manchester City janë optimistë për transferimin e mesfushorit të Leeds United dhe do të shtyjnë në maksimum për të kompletuar lëvizjen.

Ata besojnë se mund të mbyllin një marrëveshje për një shumë prej 45-50 milionë funte.

Burime nga të dyja klubet thonë se një ofertë zyrtare është afër të publikohet. /Lajmi.net/