Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

Në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe tre veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare: Adem Beqiri, Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu. Sipas burimeve të Klan Kosovës, Adem Beqiri është nga Mitrovica, ndërsa Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu janë nga Skenderaj. Identifikimi i tyre…

Lajme

19/09/2026 16:48

Në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe tre veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare: Adem Beqiri, Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, Adem Beqiri është nga Mitrovica, ndërsa Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu janë nga Skenderaj.

Identifikimi i tyre vjen pas zhvarrosjes së mbetjeve mortore të 23 personave në Mitrovicë.

Identiteti i tyre është konfirmuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas përfundimit të procedurave të identifikimit.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe u jep familjeve përgjigje pas vitesh pritjeje.

Zhvarrosja dhe identifikimi janë pjesë e përpjekjeve institucionale për zbardhjen e fatit të personave ende të pagjetur dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet e tyre.