“Jo në emrin tim” – Sonte mbahet protesta e katërt në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Protestat në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojnë edhe sonte në qendër të Prishtinës. Për të katërtën natë radhazi, qytetarët janë ftuar të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 21:00, transmeton lajmi.net. Organizata “Liria ka Emër” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubim, ndërsa organizatori…
Lajme
Protestat në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojnë edhe sonte në qendër të Prishtinës.
Për të katërtën natë radhazi, qytetarët janë ftuar të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 21:00, transmeton lajmi.net.
Organizata “Liria ka Emër” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubim, ndërsa organizatori Çlirim Haziri ka konfirmuar se protesta e sonte shënon ditën e katërt të mobilizimit qytetar.
“Edhe sonte, bashkë në shesh. UÇK nuk është vetëm. Asnjëherë. Nuk heshtim përballë padrejtësisë”, ka shkruar Haziri.
Tubimet po zhvillohen nën moton “Jo në emrin tim”, pas aktgjykimit të shpallur në Hagë.
Protesta e katërt nis sonte në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./lajmi.net/