Pas zyrtarizimit të Haaland, Man City kthen vëmendjen kah Kalvin Phillips

Manchester City po punon për tjetër goditje në merkato.

Sport

13/06/2022 19:24

Skuadra kampione e Premier League ka zyrtarizuar lëvizjen për Erling Haaland dhe tani po synon një tjetër lëvizje.

Sipas ‘Times’, ‘Citizens’ duan të transferojnë mesfushorin e Leeds United, Kalvin Phillips, përcjell lajmi.net.

Me largimin e Fernandinho, Pep Guardiola dëshiron një zëvendësues të denjë.

Lojtari shihet si i duhuri për të mbuluar hapësirat e lëna nga braziliani. /Lajmi.net/