Napoli pritet të bëjë ofertë për Januzaj
Napoli pritet të bëjë ofertë për Adnan Januzaj.
Sport
Anësori me pasaportë belge, Adnan Januzaj tashmë është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Real Sociedadin.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali, Napoli pritet të bëjë një ofertë për Januzaj, përcjell lajmi.net.
Lojtari duket se ende nuk ka vendosur se ku do të transferohet, por ekipi italian shihet si një opsion i mirë për të.
Mbetet të shihet nëse do të bien dakord të dy palët për kalimin e 27 vjeçarit në ‘Diego Armando Maradona’./Lajmi.net/