E papërballueshme: Çmimi i naftës mbërrin në gati 2 euro në Kosovë
Çmimet e karburanteve janë rritur edhe sot. Nëpër stacione të ndryshme karburantesh, në tabelat treguese çmimi për një litër naftë ka shkuar në afro 1 euro e 90 centë, derisa në disa të tjera varion nga 1 euro e 80 centë deri në 1 euro e 87 centë.

Lajme
PDK dhe LDK, sikurse shoqata e naftëtarëve, kanë kërkuar që Qeveria të reagojë karshi kësaj krize duke ulur pagesën e akcizës për naftën.
Naftëtarët kanë kërcënuar me mbyllje të pompave në rast se nuk iu përmbushen këto dy kushte.
Nga Qeveria ende nuk ka pasur reagim lidhur me kërkesat për ulje të akcizës në naftë. /Lajmi.net/