Muslija: Fitore e rëndësishme, ndihem në formë
Florent Muslija është deklaruar për medie pas fitores që Kosova e arriti ndaj Irlandës Veriore me rezultat 3-2.
Sport
Lojtari ishte ndër më të dalluarit në fushë, ku dha maksimumin që të mos e lejojë skuadrën kundërshtare të fitojë centimetra në mesfushë.
Vetë ai shprehet i lumtur për fitoren, duke e përgëzuar skuadrën për paraqitjen e mirë.
“Ishte një fitore e rëndësishme. E përgëzoj skuadrën për paraqitjen, luajtëm mirë”, tha fillimisht ai.
“Çdoherë ndihem në formë. E di se si luaj, tentoj gjithnjë ta jap maksimumin, të njëjtën e bëra edhe sot”, përfundoi Muslija. /Lajmi.net/