Jesus pritet të largohet nga City, por dëshiron vetëm Premier League
Gabriel Jesus nuk është i gatshëm të ndërrojë ambient të përgjithshëm në karrierën e tij.
Sport
Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus pritet të largohet nga skuadra e Manchester City, por megjithatë nuk është i hapur të ndërrojë ligë.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Jesus preferon të mbetet në Premier League, përcjell lajmi.net.
Interesim për lojtarin erdhi edhe nga kampionët e La Liga, specifikisht skuadra e Real Madrid.
Raportimet e fundit lënë të kuptohet se Reali nuk është në listën e preferencave të lojtarit.
Arsenal vazhdon të jetë skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin. /Lajmi.net/