Haradinaj: Sot nuk ka rrugë të mesme, ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë me dinjitet si qytetar e shqiptar

Reagimet e ashpra pas vendimit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë kanë sjellë përplasje të forta në skenën publike. Mes zërave të shumtë reaguar ka qenë edhe Daut Haradinaj, i cili ka drejtuar akuza të rënda ndaj personave që, sipas tij, po përpiqen të dekurajojnë protestat dhe revoltën qytetare. Në…

Lajme

19/09/2026 18:25

Reagimet e ashpra pas vendimit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë kanë sjellë përplasje të forta në skenën publike. Mes zërave të shumtë reaguar ka qenë edhe Daut Haradinaj, i cili ka drejtuar akuza të rënda ndaj personave që, sipas tij, po përpiqen të dekurajojnë protestat dhe revoltën qytetare.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale shoqëruar me pamje nga protestat, Haradinaj ka dënuar atë që e quajti hipokrizi të disa figurave publike, duke i akuzuar se po zhvillojnë një luftë speciale për të minimizuar padrejtësinë e bërë ndaj çlirimtarëve, transmeton lajmi.net.

“Nga Kosova mbështeste e protestonte në Tiranë për lirinë e flamingove në Zvërnec, e sot i gëzohet kafazit të Çlirimtarëve në Hagë,” shkroi ai, duke shprehur indinjatë të thellë ndaj mënyrës se si disa qytetarë apo analistë po përpiqen të udhëzojnë se si duhet ose nuk duhet të protestohet.

Sipas Haradinajt, synimi i këtyre qarqeve është arritja e një dorëzimi psikologjik e qytetar përballë përpjekjeve për të njollosur pastërtinë e luftës së UÇK-së, duke përdorur alibi rreth formës së reagimit publik. Ai ka theksuar se në këtë moment historik nuk ka hapësirë për neutralitet.

“Sot nuk ka rrugë të mesme: ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë me dinjitet si qytetar e shqiptar,” përfundoi Haradinaj, duke mbyllur mesazhin e tij me një thirrje të prerë kundër agjendave që ai i vlerëson si dashakeqe ndaj vlerave kombëtare./lajmi.net/