“EULEX-i e ka ditur dhe e ka fshehur” – Artan Behrami ashpër pas identifikimit të tre viktimave të “Grupit të Intelektualëve”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka lëshuar akuza të rënda ndaj misionit të EULEX-it, pas konfirmimit zyrtar me anë të ADN-së të mbetjeve mortore të tre veprimtarëve të njohur — Adem Beqiri, Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu — të cilët bëjnë pjesë në të ashtuquajturin “Grup i Intelektualëve”. Këto identifikime vijnë…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka lëshuar akuza të rënda ndaj misionit të EULEX-it, pas konfirmimit zyrtar me anë të ADN-së të mbetjeve mortore të tre veprimtarëve të njohur — Adem Beqiri, Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu — të cilët bëjnë pjesë në të ashtuquajturin “Grup i Intelektualëve”.
Këto identifikime vijnë pas zhvarrosjes së 23 personave në Mitrovicë, 27 vjet pas ngjarjeve tragjike, transmeton lajmi.net.
Në një reagim të fortë publik, Behrami ka pohuar se ky mision ndërkombëtar ka pasur njohuri të plota për fatin e tyre, por ka zgjedhur të hesht dhe të mos veprojë për vite me radhë.
“EULEX e ka fshehur rastin e 27 intelektualëve. Sot, pas 27 vjetësh, u konfirmuan me ADN tri nga viktimat e ‘Grupit të Intelektualëve’. EULEX-i e ka ditur vendin, e ka ditur masakrën, i ka ditur autorët!” ka shkruar ai.
Tutje, deputeti i PDK-së ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qasjes ndërkombëtare ndaj krimeve të luftës në Kosovë, duke e cilësuar këtë situatë si një padrejtësi të hapur ndaj viktimave dhe popullit shqiptar.
“Serbisë ia fshehin krimet, Kosovës ia mveshin! Ky është racizëm antishqiptar!” – përfundon reagimi i deputetit Behrami./lajmi.net/