Liverpool gati ta mposht Unitedin në merkato – përgatit ofertën për Darwin Nunez
Darwin Nunez është dëshira e radhës e Liverpool.

Sport
Skuadra nga ‘Anfield’ po përgatitet për humbjen e Sadio Mane gjatë këtij afati kalimtar dhe është duke shqyrtuar alternativat për sulmin.
‘Reds’ janë gati t’i bashkohen garës për Nunez dhe tashmë flitet për përgatitjen e një oferte, përcjell lajmi.net.
Dominic King raporton se Liverpool e dëshiron Nunez dhe duan të thyejnë rekordin e transferimeve të klubit, për të mposhtur Man United në garë për uruguaianin.
Nunez kërkohet edhe nga skuadra si Atletico Madrid e Newcastle United.
Sezoni i Nunez me skuadrën e Benfica ka qenë i shkëlqyer edhe në Champions League. /Lajmi.net/