Inzaghi pritet të rinovojë me Interin

Simone Inzaghi ka fituar pëlqimin e krerëve të Inter.

Sport

07/06/2022 13:01

Trajneri italian nuk arriti të fitonte titullin e kampionit në Serie A, megjithatë ka bindur drejtuesit me punën e tij.

Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’, Steven Zhang vlerëson lart italianin dhe do t’i ofrojë kontratë të re, përcjell lajmi.net.

Kontrata e re e italianit do të skadojë në vitin 2024 dhe paga e tij do të shoh rritje nga 4 milionë euro në 5.5 milionë euro për sezon.

Po ashtu, kontrata e re pritet të përmbajë një klauzolë për opsionin e një vit vazhdimi.

Ndërkohë, Inzaghi është në pritje të përforcimeve gjatë verës, derisa sheh përpara për të fituar titullin e tij të parë si trajner në Itali. /Lajmi.net/