Dështaku i Chelsea i obsesionuar të kthehet tek Inter – vazhdon drama Lukaku

Romelu Lukaku vazhdon ta kërkojë rikthimin tek Inter.

Sport

07/06/2022 12:00

Ylli belg, Lukaku bënte një sezon të shkëlqyer me Inter, para se të vendoste për një rikthim në Premier League, te skuadra e Chelsea.

‘Big Rom’ dështoi në aventurën e dytë me ‘Blutë’ dhe tashmë dëshiron të kthehet përsëri në Itali, tek Interi, përcjell lajmi.net.

29 vjeçari është në negociata për të arritur një marrëveshje të tillë. Gjasat janë të mëdha që ai të kthehet si huazim.

Chelsea kishin paguar 115 milionë euro për kartonin e tij dhe nuk duan të përballen me humbje të mëdha.

Lukaku është i obsesionuar të kthehet tek Inter, saqë është gati të negociojë vet me Chelsean për të mundësuar një gjë të tillë. /Lajmi.net/