Juventus mund ta humb Cuadradon

Juan Cuadrado nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Juventus.

Sport

05/06/2022 20:20

Anësori kolumbian pati rinovim automatik të kontratës së tij pasi luajti 40 ndeshje me Juventus sezonin e kaluar.

Paga e tij aktuale është 5 milionë euro për sezon, por kjo pagë mund ta detyrojë atë të largohet nga ‘Allianz Stadium’, përcjell lajmi.net.

Mediat italiane insistojnë se Juventus mund ta humb Cuadradon me kërkesat e fundit.

‘Zonja e Vjetër’ po synon të negociojë me lojtarin për një kontratë të re, që sheh reduktim në pagë.

Kolumbiani nuk është në favorin e një marrëveshjeje të re, prandaj gjërat mund të mos shkojnë më së miri për palët. /Lajmi.net/