Presidenti i Bayern: Ende nuk kemi arritur marrëveshje me Gnabry

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka folur në lidhje me të ardhmen e Serge Gnabry.

Sport

05/06/2022 15:39

Gnabry ka kontratë me bavarezët deri në vitin e ardhshëm, por largimi i tij mund të ndodhë këtë verë.

Lojtari ka marrë ofertë për rinovim nga Bayerni, por ende nuk ka pranuar.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit, Hainer duke thënë se fatkeqësisht ende nuk ka marrëveshje

“Ne kemi qenë në bisedime me Serge për një kohë të gjatë. Fatkeqësisht ende nuk kemi arritur marrëveshje. Kemi pritshmëri të ndryshme, por ne jemi duke punuar për të, tha ai për ‘Bild’, përcjell lajmi.net.

Gnabry së fundmi është i lidhur me një transferim të mundshëm drejt Arsenal dhe Real Madrid./Lajmi.net/