Tentim vrasje në Ferizaj, një person dërgohet me urgjencë në QKUK pasi u plagos me thikë

Një person në Ferizaj është plagosur me thikë.

Lajme

05/06/2022 08:35

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kemajl Hetemi, shkruan lajmi.net.

Viktima mashkull ka pësuar lëndime serioze pasi u plagos me thikë dhe është dërguar me urgjencë për trajtim në QKUK ku është konstatuar se qëndron jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe hetimet po zhvillohen.

Ky është njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 04.06.2022 – 12:40. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime serioze pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, me një mjet të fortë të mprehtë-thikë. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Lajmi.net/