Aymeric Laporte në radarin e Juventus
Juventus po shqyrtojnë opsione për mbrojtjen.

Sport
Largimi i Giorgio Chiellini do të lë hapësira të mëdha në mbrojtjen e Juventus, dhe klubi ka filluar të shqyrtojë opsionet.
Një nga lojtarët që pëlqehet është mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, Laporte është në listën e ngushtë dhe nga emrat që lidhet më së shumti me kalimin e mundshëm te Juve, transmeton lajmi.net.
Reprezentuesi i Spanjës ka qenë pikë kyçe e Pep Guardiolas këtë sezon kur Man City fitoi Premier Leaguen.
Lojtari megjithatë mund të jetë i hapur për një largim nga ‘Etihad Stadium’. /Lajmi.net/