Man Utd kanë gati 60 milionë euro për Frenkie de Jong

Pavarësisht deklaratave të lojtarit, pavarësisht qëndrimit të Xavi Hernandez, spekulimet për Frenkie de Jong nuk ndalen.

Sport

02/06/2022 09:00

Mesfushori holandez vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, në një kohë kur klubi është në krizë ekonomike.

Manchester United është skuadra më e interesuar për Frenkie, kurse së fundmi flitet për një ofertë të tyre, përcjell lajmi.net.

‘The Sun’ shkruan për një ofertë 60 milionëshe të Man United për Barcelonën.

‘Djajtë e Kuq’ duan të gjejnë një zëvendësues për Paul Pogba dhe holandezi shihet si emri më i qëlluar.

Ish-aventura e Frenkie de Jong me Erik ten Hag e bën edhe më të pëlqyeshme një lëvizje të tillë. /Lajmi.net/