De Bruyne pajiset me licencën UEFA A për trajner
Kevin De Bruyne ka bërë një hap drejt karrierës së tij si trajner.
Sport
Ndonëse është në kulmin e karrierës së tij si futbollist, Kevin De Bruyne po mendon edhe për periudhën pas pensionimit.
Belgu është pajisur së fundmi me licencën UEFA A për trajner, përcjell lajmi.net.
Ai e ka fituar këtë licencim pasi punoi me kombëtaren e Belgjikës.
Lojtari mori diplomën e tij gjatë ditës së djeshme, falë një projekti unik të federatës belge për t’i trajnuar lojtarët e tyre për trajnerë.
De Bruyne ndërkohë ka punuar me një grup të rinjsh te Manchester City. /Lajmi.net/