Përfaqësuesit e Lukaku nesër në Milano – do të takohen me drejtuesit e Inter

Romelu Lukaku pritet të kthehet te skuadra e Inter.

Sport

30/05/2022 18:02

Ylli belg, Romelu Lukaku ka dëshpëruar me paraqitjet e tij te skuadra e Chelsea dhe duket se do të kthehet në Serie A.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se përfaqësuesit e lojtarit do të jenë nesër në Milano, për t’u takuar me krerët e Inter, përcjell lajmi.net.

Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë, pasi Chelsea nuk japin lehtë dritën e gjelbër për largimin e ‘Big Rom’.

Gjithsesi, përfaqësuesit e lojtarit janë të interesuar të kompletojnë këtë lëvizje.

Sebastian Ledure do të jetë ai që do të diskutojë kërkesat dhe opsionet e lojtarit. /Lajmi.net/