Marotta për largimin e Perisic: E respektojmë vendimin e tij, donte ta provonte Premier Leaguen
Beppe Marotta ka folur lidhur me situatën e Ivan Perisic.
Sport
Ylli kroat, Ivan Perisic ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Inter dhe është shumë pranë marrëveshjes me Tottenham Hotspur.
Lidhur me vendimin e lojtarit ka folur edhe drejtori sportiv i Inter, i cili thotë se klubi provoi maksimumin.
“Ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Marotta, transmeton lajmi.net.
“Ai dëshironte të provonte Premier Leaguen dhe ne nuk mund të rrisnim ofertën tonë më shumë. I dëshirojmë gjithë të mirat”, shtoi drejtori sportiv i Interit.
Ivan Perisic do të ribashkohet me Antonio Conten, për një aventurë në futbollin anglez. /Lajmi.net/