Barcelona do të rivalizojë PSG dhe Man United për Kante

Gjiganti katalnas Barcelona janë futur në garë me Paris Saint Germain dhe Manchester United për mesfushorin e Chelsea, N`Golo Kante.

Sport

27/05/2022 23:45

Kante ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa e ardhmja e tij ende nuk dihet.

Ai nuk ka rinovuar me londinezët, andaj mund të largohet këtë verë nga ‘Stamford Bridge’.

Sipas ‘Fichajes’ Barcelona së fundmi kanë shfaqur interesim për francezin, përcjell lajmi.net.

Ata raportojnë se gjigantët e La Ligës janë gati të rivalizojnë Manchester United dhe Paris Saint-Germain për yllin e mesfushës./Lajmi.net/