Mbappe tregon pse ndryshoi mendje për kalimin te Real Madrid

Kylian Mbappe ishte emri më i përfolur gjatë javës së kaluar.

Sport

23/05/2022 17:41

Paris Saint-Germain kanë bërë të ditur se kanë rinovuar kontratën me Mbappe. Lojtari do të jetë në Paris deri në vitin 2025.

Para këtij zyrtarizimi, shihej si punë e kryer kalimi i tij te skuadra e Real Madrid. Por, çfarë e shtyu atë të ndryshonte mendje?

“Të lija vendin tim ashtu, kishte edhe një anë sentimentale”, ka thënë Mbappe, transmeton lajmi.net.

“Projekti ka ndryshuar. Klubi ka ndryshuar shumë gjëra në aspektin sportiv dhe unë mendoj se storja ime nuk ka përfunduar akoma”, shtoi lojtari.

“Dua të falënderoj (tifozët e Real Madrid), ata gjithmonë më kanë pranuar si një prej tyre. Unë kuptoj dëshpërimin e tyre, por shpresoj se ata do të kuptojnë se unë po qëndroj në vendlindjen time. Si francez, unë dua të ndihmoj vendim tim dhe të rris kampionatin”, ishin fjalët e sulmuesit të PSG.

Mbappe me shumë gjasë do të përfundojë aventurën e tij në Ligue 1 si një nga realizatorët më të mirë në histori të këtij kampionati. /Lajmi.net/