“Jasmin, ke një vajzë shumë të bukur”, Duda Balje tregon pse babai i saj e solli në Kosovë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka folur edhe për fëmijërinë e saj të kaluar në Novi Sad të Vojvodinës, duke e përshkruar si një fëmijëri të lumtur krahas dy prindërve që kishin punuar shumë për ta rritur dhe edukuar atë.

Lajme

21/05/2022 22:29

Por në një moment, Balje kujtoi se si pak para se të regjistrohej në shkollë të mesme, babai i saj në mënyrë bilaterale kishte vendosur që familja të kthehej në vendin e tyre të origjinës, Prizren.

Duda tha se në atë kohë nuk e kishte kuptuar se pse i ati e kishte marrë këtë vendim, por më vonë kishte mësuar se arsyeja ka qenë për ta mbajtur sa më të sigurte atë.

“Në fakt ka pasur një komshi serb, i cili i thoshte babait tim: ‘Jasmin ke një vajzë shumë të bukur’ dhe disa herë e ka thënë. Dhe babai ka menduar se për mua nuk është mirë që të rritem atje dhe kjo është arsyeja pse kemi ardhur në Kosovë”, deklaroi deputetja boshnjake në Rtv Dukagjin.