Sky Italia: Mbappe është afër të nënshkruajë kontratë të re me PSG

Sky Italia jep lajmin e padëshirueshëm për tifozët e Real Madridit duke raportuar se Kylian Mbappe është shumë afër për të nënshkruar kontratë të re me Paris Saint Germain.

Sport

20/05/2022 14:13

Ndonëse, siç njoftohet nga mediet e afërta me klubin francez, lojtari do ta marrë një vendim përfundimtar të dielën, gjasat janë që ai të mbetet edhe më tutje në “Parc de Princes”.

Sulmuesi që prej pjesës së dytë të sezonit është gjetur në mes të vorbullës së spekultimeve në lidhje me të ardhmën e tij te kampioni francez, transmeton lajmi.net.

Anipse u mendua se lojtari e kishte ndarë mendjen për t’u larguar, e njëjta gjë po vonohet shumë, pasi duket se po del të jetë një vendim i vështirë për 23-vjeçarin.

Mbetet të shihet në ditët e ardhshme se cila do të jetë zyrtarisht zgjedhja e lojtarit. /Lajmi.net/