Ish-i i Realit përkrah Liverpoolin në finalen e Champions League
James Rodriguez do ta përkrahë Liverpoolin në ndeshjen ndaj Real Madridit në kuadër të finales së Champions League.
Sport
Të dyja skuadrat do të përballen në mes vetë të shtunën e 28 majit, në një duel për të mos u harruar.
E harruar për Rodriguez po del të jetë vetëm periudha e tij te “Los Blancos”, pasi kolumbiani është në anën e “Të Kuqve” për këtë superndeshje.
“Unë dua që Liverpool ta fitojë Champions Leaguen. Kam shumë shokë në Real Madrid dhe janë një skuadër e vështirë për t’u mposhtur në këso lloj ndeshjesh, por dua që Luiz Dias të triumfojë”, tha ai.
James Rodriguez ishte një ndër lojtarët që u mor më me bujë nga “Los Blancos” në vitin 2014, por perfomancat e tij me “Mbretërit” ishin larg prishmërive.
Viteve të fundit u huazua shpesh në skuadra si Bayern Munich e Everton, pa arritur ta rikthejë shkëlqimin. /Lajmi.net/