Mesazhi emocionues që shkruhej në bluzat e lojtarëve të Argjentinës për Lionel Messin: Ty që na e ndryshove jetën…

Mbrëmë u festua ditëlindja e 39-të e Lionel Messit në kampin e Argjentinës. Futbollistët kishin të veshur nga një bluzë, të vendosur në të nga një foto me idhullin e tyre. Kurse mbrapa, një mesazh emocionues: “Ty që na e ndryshove jetën, që na dhurove momente të paharrueshme, që na bëre të besojmë se ëndrrat…

Sport

25/06/2026 12:18

Mbrëmë u festua ditëlindja e 39-të e Lionel Messit në kampin e Argjentinës.

Futbollistët kishin të veshur nga një bluzë, të vendosur në të nga një foto me idhullin e tyre.

Kurse mbrapa, një mesazh emocionues:

“Ty që na e ndryshove jetën, që na dhurove momente të paharrueshme, që na bëre të besojmë se ëndrrat janë të mundshme…Gjëja më e bukur nuk ishte të të shikonim, por ta jetonim këtë me ty! Gëzuar ditëlindjen, kapiten. Të duam. Qofsh pafundësisht i lumtur!”, shkruhej në bluzë.

Kujtojmë që Lionel Messi po kalon formë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës.

Ai ka shënuar pesë gola në dy ndeshje, derisa ka thyer rekordin e Miro Kloses si golashënuesi më i mirë i historisë së Kupës së Botës (18).

VIDEO