Kosova përfaqësohet me pesë xhudistë në Grand Prix-in e Kinës
Kosova do të marrë pjesë në garën prestigjioze ndërkombëtare të xhudos, Qingdao Grand Prix 2026, e cila do të mbahet në Kinë nga 26 deri në 28 qershor 2026. Në këtë ngjarje të rëndësishme pritet të marrin pjesë rreth 507 garues nga 58 shtete dhe pesë kontinente, duke e kthyer Qingdaon në një nga qendrat…
Sport
Kosova do të marrë pjesë në garën prestigjioze ndërkombëtare të xhudos, Qingdao Grand Prix 2026, e cila do të mbahet në Kinë nga 26 deri në 28 qershor 2026.
Në këtë ngjarje të rëndësishme pritet të marrin pjesë rreth 507 garues nga 58 shtete dhe pesë kontinente, duke e kthyer Qingdaon në një nga qendrat kryesore të xhudos botërore gjatë këtyre ditëve.
Përfaqësuesja e Kosovës do të garojë me pesë xhudistë:
Erza Muminoviq në kategorinë -48 kg, Fatjona Kasapi në -52 kg, Flaka Loxha në -57 kg, Laura Fazliu në -63 kg dhe Dardan Cena në -73 kg.
Ndërkohë, ekipi i Kosovës në këtë Grand Prix do të udhëhiqet nga trajneri Fatos Tabaku.
Të gjitha ndeshjet do të mund të ndiqen drejtpërdrejt në platformën JudoTV, duke nisur nga ora 02:30 e mëngjesit.