​Klopp për Messin dhe Ronaldon: Lojtarët më të mirë të 10/15 viteve të fundit

Jurgen Klopp ka zbuluar admirimin e tij për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon ndërsa Kupa e Botës vazhdon. Messi e mposhti rekordin e të gjitha kohërave të Miroslav Kloses me dy gola në fitoren 2-0 ndaj Austrisë, në stadiumin “Dallas” në Arlington. Ndërkohë, Ronaldo shënoi dy gola kundër Uzbekistanit, duke u bërë lojtari i parë…

Sport

25/06/2026 11:48

Jurgen Klopp ka zbuluar admirimin e tij për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon ndërsa Kupa e Botës vazhdon.

Messi e mposhti rekordin e të gjitha kohërave të Miroslav Kloses me dy gola në fitoren 2-0 ndaj Austrisë, në stadiumin “Dallas” në Arlington. Ndërkohë, Ronaldo shënoi dy gola kundër Uzbekistanit, duke u bërë lojtari i parë që shënon në gjashtë Kupa Bote.

Ish-trajneri i Liverpoolit, Klopp, ka qenë një nga shumë të habiturit nga dyshja, të cilët ai beson se duhet të vlerësohen në atë që mund të jetë Kupa e Botës e tyre e fundit.

“Si një spektator i thjeshtë, natyrisht më magjeps pak sepse ata janë lojtarët më të mirë të 10, 15 viteve të fundit. Por ajo që ishte mirë të shihja ishte kjo, pas ndeshjes së parë, në të cilën Cristiano Ronaldo u kritikua ashpër, madje edhe unë e vura re këtë, të kundërpërgjigjesha në atë mënyrë, dhe në moshën 41 vjeç me një performancë jashtëzakonisht të gjallë dhe intensive, isha shumë i kënaqur”, tha Klopp.

Messi tashmë ka 18 gola gjithsej në Kupën e Botës gjatë karrierës së tij, ndërsa Ronaldo ka 10, derisa Argjentina dhe Portugalia kalojnë në raundin tjetërt.